Yllka ishte 17 vjeçe kur u vra nga forcat serbe, sa ishte në shkollë ajo shkroi këtë porosi…

Shumë të rinj u vranë gjatë luftës në Kosovë. E shumë trupa të tjerë ende nuk janë gjetur, pavarësisht viteve që kaluan nga ajo kohë.

Yllka, ishte një nga nxënëset e shkëlqyera të shkollës ‘Mazllom Këpuska’ në Gjakovë, e cila ra dëshmore në Betejën e Çabratit, më 7 maj 1999, ku ushtria serbe për të fshehur gjurmët, trupin e saj bashkë me trupat e tjerë të vrarë, i dërguan në një varrezë masive në Batajnicë.

Më 23 dhjetor 2003, trupi i saj e shumë të tjerë u gjetën e u rivarrosën në Kodrën e Çabratit në Gjakovë.

Kur u vra, Yllka ishte në vitin e fundit të shkollës së mesme dhe nuk arriti ta përjetonte diplomimin e saj.

“Përmendore nuk dua. Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop vendoseni afër kokës sime, – shkruante Yllka asokohe.

Yllka, e shumë të rinj që humbën jetën si ajo ,na e përkujtojnë edhe një herë se sa e vlefshme është liria të cilën e gëzojmë sot.