JA SI ZHVILLOHET ÇDO DITË COVID-19 NGA SIMPTOMAT E PARA…

Coronavirus është një sëmundje e frymëmarrjes, kështu që simptomat janë shumë të ngjashme me simptomat e një ftohjeje ose gripi. Simptomat më të zakonshme janë kollë e thatë, ethe, dhimbje fyti, hundë e zënë, dhimbje gjoksi, vështirësi në frymëmarrje, lodhje, infeksion gastrointestinal, si dhe humbja e nuhatjes dhe shijes, shkruan N1 Kroaci, përcjell KDP.

Sipas një studimi të fundit të kryer nga studiues nga Spitali Dzongnan nga Universiteti Wuhan, një model i ngjashëm i simptomave u gjet në mesin e 140 pacientëve që rezultuan pozitivë për virusin. Studimi rezulton se rreth 99 për qind e pacientëve kishin temperaturë të lartë, dhe më shumë se gjysma ndiheshin të lodhur dhe kishin një kollë të thatë. Rreth një e treta gjithashtu kishte dhimbje muskulore dhe gulçim.

Këtu është një afat kohor që tregon se si simptomat zhvillohen në shumicën e pacientëve:

Dita 1: Simptoma e parë e koronavirusit zakonisht shfaqet në formën e etheve. Disa mund të ndjehen të lodhur, dhimbje të muskujve dhe kollë të thatë, dhe një numër i vogël i tyre kanë diarre ose përzierje barku një ose dy ditë para. Këto simptoma zakonisht zgjasin për katër ditë.

Dita 5: Pacientët mund të vuajnë nga dhimbje gjoksi dhe vështirësi në frymëmarrje – veçanërisht nëse janë më të moshuar ose tashmë kanë ndonjë sëmundje kronike.

Dita 7: Sipas një studimi nga Universiteti i Wuhan, kjo ditë vendoset nëse pacienti duhet të shtrohet në spital ose mund të mbetet në vet-izolim.

Dita 8: Sindroma e distresit respirator akut (ARDS), një sëmundje në të cilën lëngje grumbullohen në mushkëri, zhvillohet në njerëz të sëmurë rëndë me kovid në këtë ditë.

Dita 10: Nëse simptomat vazhdojnë të përkeqësohen në ditën 10, pacienti ka të ngjarë të pranohet në njësinë e kujdesit intensiv. Këta pacientë ka të ngjarë të kenë dhimbje më të forta barku dhe mungesë oreksi sesa në raste më të lehta.

Dita 17: Zakonisht në këtë ditë njerëzit që shërohen ose kanë simptoma të lehta dhe lëshohen nga spitali.

Megjithëse shkencëtarët dhe studiuesit mjekësorë janë ende duke punuar në zhvillimin e një vaksine të aprovuar klinikisht, është e nevojshme të qëndroni vigjilent dhe t’i përmbaheni masave të përshkruara në mënyrë që të ndaloni përhapjen e virusit. Përveç kësaj, nëse ndiheni të infektuar ose keni simptoma, këshillohet të izoloheni nga të tjerët për të paktën dy javë ose derisa testi të përcaktojë se jeni negativ, raporton E-Times, përcjell KDP.