E veshur me kostum nate të bardhë Ronela Hajati: Kot s’erdhe dje…/

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati, gjithmonë tërheq vëmendjen me fotot e saj provokuese që poston në rrjete sociale. Ndërkohë dhe pak minuta më parë ajo ka publikuar një foto me fustan nate të bardhë dhe shumë sensuale, ku përcjell dhe një mesazh.

“Kot s’erdhe dje prz….”-shkruan Ronela krah fotos.

Këngëtarja që prej ndarjes me këngëtarin Young Zerka, nuk ka shfaqur publikisht asnjë lidhje të re dashurore, por duket se këto foto provokative kanë një mesazh të fshehur. Ndoshta e ka për dikë në veçanti, apo është thjeshtë një pozë e shkrepur nga ndonjë projekt i këngëtares.