Veprat qe duhet ti besh para namazit te xhumase dhe veprat qe duhet ti besh pas namazit te xhumas

Veprat e ditës së xhuma ndahen në tre pjesë:

1.Veprat para namazit të xhumasë.

2.Veprat pas namazit të xhumasë.

3. Veprat që mund të bëhen pas namazit ose para namazit të xhumasë.

Veprat para namazit të xhumasë janë:

a.Gusli (larja e tërë trupit).

b.Veshja e rrobave më të bukura dhe më të mira.

c.Parfymosja e trupit dhe rrobave.

d.Shkuarja herët në namazin e xhumasë.

Veprat pas namazit të xhumasë:

Lutja në kohën e pranimit të lutjeve, ditën e xhuma deri në perëndim të diellit.

Veprat që mund të bëhen pas namazit ose para namazit të xhumasë:

a.Leximi i sures Kehf.

b.Shpeshtimi i salavateve mbi pejgamberin, alejhi selam.